Po jap te perkthyer nje artkull te F. William Engdahl, botuar pak dite me pare ne faqen serioze “Global Research“. Artikulli eshte paksa i politizuar dhe e nxjerr ne drite te keqe politiken kosovare. Megjithate artikulli nxjerr ne drite edhe disa fakte te reja qe besoj se do te jene me interes per lexuesin. Nuk po zgjatem shume dhe po e le lexuesin ta lexoje dhe ta gjykoje vete artikullin.
http://www.globalresearch.ca/index.php?context=va&aid=30262
Strategjia e cuditshme e Uashingtonit ne Kosove mund ta shkatërrojë NATO-n
Ne nje nga deklaratat me te cuditshme per politiken e jashtme te nje administrate njelloj te çuditshme te Obames, sekretarja amerikane e shtetit Hillary Klinton ka njoftuar se Uashingtoni do ta ndihmoje Kosovën për t’u futur ne NATO dhe Bashkimin Evropian. Ajo e beri kete deklarate pas nje takimi te kohëve te fundit me kryeministrin e Kosoves Hashim Thaçi ne Uashington, ku ajo gjithashtu vlerësoi progresin e qeverisë Thaçi ne “integrimin Europian dhe zhvillimin e saj ekonomik.”
Njoftimi i saj pa dyshim ka shkaktuar shqetesim ne mes te zyrtareve te larte politike dhe ushtarake te vendeve te ndryshme evropiane qe jane pjesetare te NATO-s. Jane te pakte ata qe e vlerësojnë planin e Klinton për te futur Kosovën ne NATO dhe Bashkimin Evropian.
Kushtet gjeopolitike ne Kosove
Pjesa e perfolur e territorit qe sot mban emrin Kosove, ishte pjesë e Jugosllavisë dhe e lidhur me Serbinë deri ne fillimin e fushates bombarduese te NATO-s në vitin 1999, qe shkatërroi atë që kishte mbetur nga Serbia e Millosheviçit dhe i hapi rrugën Shteteve te Bashkuara te Amerikes,si dhe me asistencen e dyshimte të vendeve të BE, e mbi të gjitha Gjermanise, të coptoje ish-Jugosllavinë në pseudo-shtete te vogla jo te pavarura. Kosova ishte nje nga keto shtete, ashtu si edhe Maqedonia. Sllovenia dhe Kroacia, me një mbeshtetje të fortë nga ana e Ministrisë së Jashtme GJermane, ishin ndarë më herët nga Jugosllavia.
Nje përmbledhje e shkurtër e rrethanave që çoi në shkëputjen e Kosovës nga Jugosllavia do të na ndihmonte per të parashikuar se sa i rrezikshem mund te behet një anëtarësim në NATO ose në BE për të ardhmen e Evropës. Supozohet se Hashim Thaçi kryeministri aktual i Kosovës, e fitoi postin e tij me ndihmen e Departamentit Amerikan të Shtetit dhe jo nëpërmjet zgjedhjeve të lira e demokratike ne Kosovë. Kosova nuk njihet si shtet legjitim as nga Rusia e as nga Serbia, apo edhe nga mbi njëqind vende të tjera te botes. Megjithatë, ajo u njoh menjëherë nga administrata e Bushit dhe nga Berlini kur ajo shpalli pavarësinë në vitin 2008.
Anëtarësimi i Kosoves në BE, do të ishte njelloj sikur ti uroje mireseardhjen një shteti tjeter të dështuar, diçka që mbase nuk e shqeteson sekretaren amerikane Klinton, por BE-ja në këto rrethana qe gjendet tani, mund te beje edhe pa te. Te dhenat e fundit raportojne se papunësia ne kete vend eshte ne më shumë se 60 %. Kjo nuk mund te krahasohet as med nivelin e vendeve te Botës së Tretë. Per nga zhvillimi ekonomik, Kosova ishte gjithmonë me e varfra në Jugosllavi dhe ne ditet e sotme ajo është edhe me keq. Megjithatë, çështja e vërtetë në lidhje me të ardhmen e paqes dhe sigurise ne BE, është natyra e shtetit të Kosovës që u krijua nga Uashingtoni ne fundin e vitit 1990.
Shteti Mafioz dhe Kampi Bondsteel
Kosova është një territor i vogël toke në një nga zonat më strategjike në të gjithë Evropën per nga pikëpamja gjeopolitike e objektivave ushtarake amerikane per të kontrolluar transportin e naftës dhe zhvillimet politike prej vendeve te pasura me nafte te Lindjes se Mesme në Rusi dhe në Evropën Perëndimore. Njohja aktuale e vetë-deklaruar e Republikës së Kosovës e udhëhequr nga SHBA, është vazhdim i politikës amerikane për Ballkanin që filloi me bombardimin e paligjshem te Serbisë të drejtuar nga NATO ne vitin 1999 dhe i pamiratuar nga Këshilli i Sigurimit te OKB, gjoja nën premisën se ushtria e Milloshevicit ishte në prag të kryerjes së një masakre genocidi te shqiptarëve të Kosovës.
Disa muaj para bombardimeve te objekteve serbe të drejtuara nga SHBA, një nga bombardimet me të rënda që prej Luftës së Dytë Botërore, një zyrtar i lartë i zbulimit amerikan, në nje bisedë private me nje oficer te larte te ushtrisë kroate në Zagreb, i tregoi ketij te fundit per strategjinë e Uashingtonit ne lidhje me ish-Jugosllavinë. Sipas këtij fjaleve te ketij zyrtari, komunikuar me pas privatisht autorit te ketij shkrimi, qëllimi i Pentagonit qe prej fundit të vitit 1998 ishte qe te merte kontrollin e Kosovës në mënyrë që të siguronte një bazë ushtarake dhe ne kete menyre te kontrolloje të gjithë rajonin juglindor te Evropes, si dhe vendet naftembajtese te Lindjes se Mesme.
Që nga qershori i 1999, kur NATO Kosovo Force (KFOR) pushtoi Kosovën, atëherë një pjesë e integruar ne ish-Jugosllavine e atehershme, Kosova ishte teknikisht nën mandatin e Kombeve të Bashkuara, bazuar ne Rezoluten 1244 te Këshillit te Sigurimit. Rusia dhe Kina ranë dakord gjithashtu me atë mandat, i cili përcakton rolin e KFOR-it si nje rol per të siguruar fundin e luftimeve ndër-etnike dhe krimet ndërmjet popullsisë së pakicës serbe, të tjerëve dhe shumicës shqiptare myslimane të Kosovës. Nën Rezolutën 1244 Kosova do të mbetej pjesë e Serbisë në pritje të një zgjidhje paqësore të statusit të saj. Kjo rezolute e OKB u injorua fare hapur nga SHBA, Gjermania dhe vendet e tjera te BE në vitin 2008.
Njohja e shpejtë e pavarësisë së Kosovës prej Gjermanisë dhe Uashingtonit në shkurt të vitit 2008, pa dyshim, erdhi vetem pak ditë pas zgjedhjeve për president në Serbi ku u konfirmua se Boris Tadiç, i njohur si pro-Washingtonit, kishte fituar një mandat të dytë 4-vjeçar. Me sigurimin e ketij mandati te dyte nga ana e Tadiç, Uashingtoni siguroi mbeshtetjen serbe në përputhje me qendrimin e tij për Kosovën.
Menjëherë pas bombardimit të Serbisë në vitin 1999 Pentagoni konfiskoi një pjese te madhe toke rreth 4000 km2 ne Uresevic te Kosovës, afer kufirit me Maqedonine, dhe i dha një kontratë firmes amerikane Halliburton kur Dick Cheney (me pas Zv.presidenti ne qeverine e George W. Bush) ishte kryetar i bordit drejtues te saj, për të ndërtuar një nga bazat me te medha te ushtrise amerikane ne bote te quajtur Camp Bondsteel, e cila sot strehon më shumë se 7000 trupa ushtarake.
Tashme Pentagoni ka siguruar edhe shtatë baza të reja ushtarake në Bullgari dhe Rumani afer Detit te Zi në Ballkanin verior, duke përfshirë Ignatievo Graf dhe bazen ajrore Bezmer në Bullgari dhe bazen ajrore Mihail Kogalniceanu në Rumani, të cilat përdoren për operacionet ushtarake te nivelit te poshtem në Afganistan dhe Irak. Instalimi rumun strehon forcat e perbashketa Force-East të Pentagonit. Kampi kolosal i SHBA-së Bondsteel në Kosovë, si dhe përdorimi dhe përmirësimi I porteve kroate dhe malazeze ne Adriatik plotesojne kushtet per militarizimin e plote te Ballkanit nga ana e Flotes Detare Amerikane.
Axhenda strategjike e SHBA për Kosovën është kryesisht ushtarake, dhe së dyti me sa duket, per trafikimin e narkotikëve. Fokusi i saj kryesor është drejtuar kundër Rusisë, si dhe për kontrollin e transportit të naftës prej Detit Kaspik dhe Lindjes se Mesme per në Evropën Perëndimore. Duke deklaruar pavarësinë e Kosoves, Uashingtoni fiton një shtet të dobët që mund ta kontrollojë plotësisht. Për sa kohë që ajo ishte pjesë e Serbisë, kontrolli ushtarak i NATO-s do të ishte politikisht i pasigurt. Sot Kosova është kthyer ne një vasal ushtarak i NATO-s, dhe KFOR-i ka rreth 16,000 trupa ne nje vend ku jeton një popullsi e vogël prej 2 milionë banoresh. Kampi Bondsteel eshte nja nga bazat operative ushtarake qe mundt te perdoret per nderhyrje ushtarake në lindje dhe në jug. Tani me futjen zyrtare te Kosovës në BE dhe NATO, do të krijohet mundesia qe NATO te forcoje atë bazë te fuqishme ushtarake, sidomos duke marre parasysh deshtimin e Sakashvilit te Republike se Gjeorgjisë i cili dështoi aq keq në vitin 2008 për të permbushur këtë rol të NATO-s.
Korridori i transportit te naftes
Kontrolli ushtarak SHBA-NATO i Kosovës i shërben nje axhende me te madhe gjeo-politike te Uashingtonit. Së pari, ai mundëson kontroll më të madh amerikan mbi rruget e kalimit te naftës dhe tubacioneve të gazit per në BE nga deti Kaspik dhe Lindja e Mesme, si dhe kontrollin e korridoreve të transportit që lidhin BE me Detin e Zi.
Ajo gjithashtu mbron tregtinë miliarda-dollarëshe te heroinës, e cila sipas zyrtarëve të OKB-së per lëndët narkotike, është rritur me ritme teper te larta në Afganistan, që prej pushtimit amerikan. Kosova dhe Shqipëria janë rrugët kryesore tranzit të heroinës per në Evropë. Sipas një raporti vjetor të vitit 2008 te Departamentit të Shtetit ne SHBA mbi trafikun ndërkombëtar të narkotikëve, shume prej rrugve kryesore të trafikimit të drogës kalojnë nëpër Ballkan. Kosova përmendet si një pikë kyçe për transferimin e heroinës nga Turqia dhe Afganistani në Evropën Perëndimore. Kjo droge kalon nën syrin vigjilent të qeverisë Thaçi.
Që prej marrëdhënieve te saj me fiset Meo në Laos gjatë kohës së luftes se Vietnamit, CIA ka mbrojtur trafikun e droges në vendet kyçe te saj, në mënyrë që të financojë operacionet e saj të fshehta. Shkalla e trafikut ndërkombëtar të narkotikëve sot është aq e madhe sa që banka të mëdha amerikane si Citigroup mendohet të nxjerrin një pjesë të konsiderueshme të fitimeve të tyre nga pastrimi i parave te droges.
Një nga karakteristikat me te spikatura per nxitimin e dukshëm nga ana e Uashingtonit dhe shteteve të tjera per te njohur menjëherë pavarësinë e Kosovës, është fakti se ata e dinin se qeveria e saj (Kosoves) si dhe dy partitë kryesore politike Kosovare faktikisht drejtoheshin nga krimi i organizuar shqiptar I Kosoves.
Hashim Thaçi, kryeministri i Kosovës dhe kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, është ish-udhëheqësi i organizatës terroriste që SHBA dhe NATO kane trajnuar dhe qe u quajt Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK). Në qarqet kriminale të Kosovës ai është i njohur si Hashim “Gjarperi” qe simbolizon pameshirshmerine e tij personale kunder kundërshtarëve te tij.
Në vitin 1997, i derguari special i presidentit Klinton për Ballkanin, Robert Gelbard e përshkroi UÇK-ne si “pa asnjë dyshim një grup terrorist.” Ne te vertete ajo ishte shumë më tepër. Ajo ishte një organizate mafioze organizuar ne forme klanesh, pra e pamundur per tu depertuar, e cila kontrollon ekonominë e zezë te Kosovës. Sot Partia Demokratike e Thaçit, sipas burimeve të policisë evropiane, vazhdon ti ruaje lidhjet e saj me krimin e organizuar.
Ne një raport gjerman i BND (Agjensi gjermane e njejte me CIA ne SHBA) i 22 shkurtit 2005, i cilesuar Top Sekret, por qe me pas ka rrjedhur ne media, shkruhej se “Nëpërmjet figurave kryesore si për shembull Thaçi, Haliti, Haradinaj, ekziston nje lidhje e ngushte midis politikës, ekonomisë dhe krimit të organizuar ndërkombëtar në Kosovë. Organizatat kriminale qe qendrojne në sfond pengojne stabilitetin politik. Ato nuk kanë asnjë interes per ndërtimin e një shteti funksional të rregullt që mund të behet i dëmshem për biznesin e tyre shume fitimprures “.
UÇK-ja filloi veprimtarine e saj në vitin 1996, ne te njejten kohe me bombardimin e kampeve të refugjatëve serbë të luftërave në Bosnje dhe Kroaci. UÇK-ja ka bere vazhdimisht thirrje për “çlirimin” e zonave të Malit të Zi, Maqedonisë dhe disa zonave ne Greqine e Veriut. E thene ne menyre modeste, Thaçi nuk është një figurë e stabilitetit rajonal.
44 vjeçari Thaçi ishte i preferuari personal i Sekretare se Shtetit Madeleine Albright gjatë viteve 1990, kur ai ishte thjesht një gangster qe sapo i kishte mbushur te tridhjetat. UÇK-ja u mbështet qe ne fillim nga CIA dhe BND gjermane. Gjatë luftës së vitit 1999 UÇK-ja u mbështet drejtpërdrejt nga NATO. Në atë kohë në mes të viteve 1990, ai u perzgjodh nga ana e SHBA-ve. Thaçi ishte themeluesi i “Grupit të Drenicës”, një organizate kriminale në Kosovë qe kishte lidhje me krimin e organizuar ne Shqiperi, Maqedoni e Itali. Një raport i klasifikuar i janarit 2007 i përgatitur për Komisionin e BE-së, me titull ”VS-Nur für den Dienstgebrauch” rrodhi në media. Ai pershkruante ne menyre te detajuar aktivitetin e organizuar kriminal të UÇK-së dhe pasardheses se saj Partisë Demokratike nen kryesine e Thaçit.
Një raport i dhjetorit 2010 i Këshillit të Evropës , qe u publikua një ditë pasi Komisioni Zgjedhor i Kosovës tha se partia e zotit Thaçit fitoi zgjedhjet e para pas pavarësisë, akuzoi fuqitë e medha perëndimore për pjesëmarrje në injorimin e aktiviteteve të rrethit të krimit të kryesuar nga Thaçi: “Thaçi dhe te gjithe anetaret e tjere te grupit te “Drenicës” janë pare vazhdimisht si “lojtarë kyç” në raportet e zbulimit rreth strukturave te ngjashme me mafian të krimit të organizuar në Kosovë ” thoshte raporti. “Ne kemi zbuluar se “Grupi i Drenices” kishte si shef te tij – ose, për të përdorur terminologjinë e rrjeteve të krimit të organizuar, “bos” te tij – veprimtarin e njohur politik … Hashim Thaçi. “
Raporti ka deklaruar se Thaçi ka ushtruar kontroll “të dhunshem” mbi tregtinë e heroinës. Dick Marty, hetuesi i Bashkimit Evropian, i paraqiti raportin diplomatëve evropiane te të gjitha shteteve anëtare. Raporti u prit vetem me heshtje. Prapa Thacit qendron Uashingtoni.
I njejti raport i Këshillit te Evropës mbi krimin e organizuar të Kosovës akuzoi organizatën mafioze te Thaçit se ka marre pjese ne tregtinë e organeve njerëzore. Njerez nga rrethi i brendshëm i Thaçit u akuzuan se pas luftës kane marrë robër përtej kufirit te Shqipërise, ku thuhet se një numër serbësh janë vrarë dhe veshkat e tyre janë shitur në tregun e zi. Në një rast të shpallur në procedurat ligjore në një gjykatë të qarkut te Prishtinës ne vitin 2008, u tha se organet janë marrë nga viktimat e varfëra në një klinikë te njohur si Medicus – qe pretendohet te kete patur lidhje me Ushtrine Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Lind pyetja, pse Uashingtoni, NATO, BE dhe qeveria Gjermane, jane të etur për të legjitimuar Kosovën e shkëputur? Një Kosovë e drejtuar nga brenda prej rrjeteve kriminale të organizuara është me e lehtë për tu kontrolluar nga NATO. Ajo siguron një shtet të dobët i cili është shumë më i lehtë për tu futur nën influencen e NATO-s. E kombinuar me kontrollin e NATO-s mbi Afganistanin qe eshte edhe vendi I origjines se heroines qe kalon ne Kosovë dhe qe kontrollohet nga kryeministri Thaçi, Pentagoni është duke ndërtuar një rrjet përreth Rusisë që mund te jete cdo gje, por vetem paqësor nuk eshte.
Varësia e Thaçit tek SHBA dhe zemergjeresia e NATO-s eshte nje garanci se qeveria e Thaçit do të bëjë atë që do ti kërkohet. Kjo, nga ana tjetër, i siguron Shteteve te Bashkuara te Amerikes një avantazh të madh ushtarak duke konsoliduar praninë e tyre të përhershme në ate zone jetike dhe strategjike juglindore te Evropes. Ky është një hap i madh per konsolidimin e kontrollit të NATO-s ne EuroAzi, dhe i jep SHBA një avantazh te madh nerrugën e tyre në balancen evropiane të pushtetit. Jo per tu habitur, Moska dhe shume vende te tjera nuk e kane pritur mire kete zhvillim te ngjarjeve. Thene hapur, SHBA është duke luajtur me zjarrin, por potencialisht edhe me nje luftë bërthamore në Ballkan.
Like this:
Be the first to like this post.